Gërxhaliu për masën e punësimit: Nëse qenka kaq i rëndësishëm sektori privat, pse ka munguar dialogu publiko-privat

Prishtinë | 18 Kor 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e konsideron si iniciativë të mirë masën e Qeverisë që ka për qëllim t’i ndihmojë familjet e cila nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, ai thotë se krahas rritjes së inflacionit dhe mosardhjes së një mase të madhe të diasporës, masa të tilla janë të domosdoshme për qytetarët.

Por Gërxhaliu ka kritika edhe për mënyrën e qasjes së Qeverisë ndaj sektorit privat. Andaj, ai thotë se kjo masë nuk mund të bëhet pa ndihmën e sektorit privat.

Teksa ka folur për këtë masë, profesori i ekonomisë thotë se ka munguar dialogu ndërmjet Qeverisë dhe sektorit privat.

 “Në këtë drejtim çdo masë, çdo iniciativë nga institucionet duhet të përshëndetet dhe duhet të duartrokitet. Kam dron që shumë ide po kopjohen nga kampanja politike të kaluarës dhe në këtë drejtim po tentohen të argumentohen, por e vërteta është që qytetarët e Kosovës kanë nevojë për ndihmë. Në këtë drejtim çdo ndihmë duhet të përshëndetet. Është e vërtetë që orientimi është që çdo familje ta ketë një të punësuar në sektorin privat, ku paga duhet të jetë e subvencionuar nga shteti 70 për qind po lind pyetja kur qenka kaq i rëndësishëm sektori privat pse ka munguar një dialog i mirëfillte publiko privat. Pse nuk është bërë më tepër që të kemi projekte kapitale ku kish me qenë i involvuar sektori privat dhe vetë fakti që në këtë vit projekti më i madh është projekti i rrugës Prishtinë-Mitrovicë dëshmon më së miri se çfarë ngufatje është duke përjetuar sektori privat”, tha Gërxhaliu.

Duke folur për këto masa, Gërxhaliu ka thënë se sektori privat nuk duhet të shikohet si armik i shtetit.

“Besoj që është koha që duhet të ketë projekte dhe partneritet në sektorin privat është koha kur duhet të ketë vërtetë një analizë më të thuktë qoftë sa i përket tatimit në vlerën e shtuar, qoftë akcizës. Nuk duhet gjithmonë sektori privat të trajtohet si armik i shtetit por përkundrazi besoj që ata janë heronjtë e Kosovës pas luftës sepse në qoftë se një sektor krijon vende të reja të punës, rrit eksport, promovon dhe garanton stabilitet social, meriton përkushtim. Prandaj në këtë drejtim po e shoh që edhe kjo iniciativë qeveritare nuk mund të realizohet pa ndihmën dhe pa partneritetin në sektorin privat dhe në këtë drejtim besoj që duhet kohë duhet sensibilizim po mbi të gjitha duhet të kthehet besimi i humbur që vërtetë këtë të rinj do të kenë perspektivë me këtë ndihmë 70 për qind të pagës”, tha ai.

Të ngjashme