Gërxhaliu përkrah tërheqjen e Trustit, vetëm nëse Qeveria garanton rimbursimin

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 13:21 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, tha se Qeveria duhet që të garantojë ribursimin e Trustit, nëse lejohet tërheqja e 30% të mjeteve.

Gërxhaliu i tha Ekonomia Online, se nëse ndodh e kundërta kjo do të ishte humbje e madhe për qytetarët dhe ekonominë.

Sipas tij, duke marrë për bazë që Kosova varet nga importi, me tërheqjen do të rritje qarkullimi i parasë dhe kjo do ta dëmtojë sektorin privat.

 Ai më tej shtoi çështja e Trusti është shndërruar në garë politike ndërmjet pozitës e opozitë, madje thotë se të enjten nuk do të ketë fare votim.

“Qeveria duhet të garantoj rimbursim të trustit, pa garanti nga Qeveria që do ta rimbursoj Trustin do të jetë një humbje edhe për qytetarë edhe për ekonominë. Duhet të kuptohet që një tërheqje e Trustit do të ndikoj në mënyrë të drejtpërdrejt në konsum, duke pas parasysh faktin që Kosova është shtet i varur nga importi do të rritej inflacioni dhe do të kemi shumë më tepër qarkullim të parasë se sa që do të kemi mallra dhe kjo do ta dëmtojë më tepër sektorin privat. Në vitin 2022 është arritur rekordi i importeve në 5 miliard e 800 milionë euro, prandaj Trusti mund të tërhiqet vetëm atëherë kur do të garantoj Qeveria në një periudhë kohore një vjeçare apo dy vjeçare, apo edhe pesë vjeçare. Vërtet është duke u luajtur me Trusi, është politizuar më të dhe në këtë drejtim besoj që nuk i bëhet nderë qytetarëve të Kosovës në këtë mënyrë të preken emocione”.

“Do të jetë një ndihmë e formës ad-hoc, mirëpo në aspektin afat mesëm dhe afatgjatë shumë më tepër do ta dëmtoj sepse besoj që nuk e meriton kurrkush që të kemi edhe pleqëri edhe varfëri kur dihet fare mirë që Kosova nuk ka ligj për sigurime shëndetësore, kemi shumë defekte në këtë drejtim, pra e vetmja siguri është Trusti Pensional për pleqëri. Nesër nuk pres as gjë nga ky votim sepse dihet paraprakisht epilogu”.

Kur foli për humbjet e raportuara nga Trusti në vlerë prej 120 milionë euro, ai tha se kjo vjen si shkak i krizës globale ekonomike në tregjet financiare, raporton EO.

“Jo vetëm Kosova, por krejt bota është e tronditur fal krizës globale ekonomike, më të atakuar janë tregjet financiare globale, në këtë drejtim nuk duhet të ngrihet panik sepse në tregjet financiare ndodhin dukuri të tilla, por e vërteta është se këtu nuk kemi humbje të kursimeve të qetarëve, por është zhvlerësim i fitimit që ka arritur Trusti në të kaluarën, prandaj nuk duhet të ketë panik sepse po e shihni që tregjet janë duke u stabilizuar dhe dua të besoj që së shpejti do ta kemi një rikuperim të humbjeve”.

“Unë besoj që Trusti Pensional  e ka një staf mjaftë profesional, besoj që ata janë të vetëdijeshmë për hapat që duhet të merren, por duhet të kuptohet që, për këto terma dhe në këtë mënyrë nuk duhet të bisedohet me emocione, por duhet të shtrohet në një rrafsh horizontal sepse po e them se është një trend që i ka goditur bendet e mëdha botërore, prandaj edhe trusti e ka pasur të pamundur të jetë imun. Mirëpo nuk është për panik, për shqetësim sepse me një potez të qëlluar të gjitha këto mund të rikuperohen. Kjo ka ndodhur në të kaluarën, ndodh tash dhe me siguri do të ndodh edhe të ardhmen”.

Të enjten Kuvendi i Kosovës e ka në rend dite plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme