Gëzim Hazrolli falënderon qytetarët për mbështetjen: Kosova gati për një rrugë të re

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Gëzim Hazrolli, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që mori gjatë aktiviteteve të zhvilluara sot në kuadër të fushatës zgjedhore.

Përmes një mesazhi publik, Hazrolli e cilësoi mbështetjen e qytetarëve si të jashtëzakonshme, duke theksuar se energjia, mobilizimi dhe besimi i tyre tregojnë se ndryshimi tashmë ka nisur.

Ai u shpreh se Kosova është e gatshme për një rrugë të re politike dhe për zhvillime pozitive në vend.

“Sot shumë, nesër edhe më shumë”, ka deklaruar Hazrolli, duke lënë të kuptohet se pret rritje të mbështetjes në vazhdim të fushatës elektorale.

Të ngjashme