Giresse: Arbnor Muja kërkoi garanci për vendin e titullarit

Prishtinë | 09 Qer 2023 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Alain Giresse, ka thënë se Arbnor Muja ka kërkuar garanci që të jetë pjesë e ekipit titullar të Kosovës.

Giresse kështu ka theksuar në konferencën për shtyp në lidhje me grumbullimin e lojtarëve për dy ndeshjet e qershorit.

“Sa i përket Arbnor Mujës nuk ka ardhur në lojërat miqësore në nëntor, është thirrur dhe nuk ka ardhur. Kemi pasur ndeshje tjera në mars, Arbnor Muja ka qenë pjesë e ekipit të Kosovës. Dhe sa i përket dy ndeshjeve tash, në fakt Arbnor Muja ka kërkuar garanci sa i përket vendit titullar. Unë i kam sqaruar Arbnor Mujës se vendin titullar nuk e ka të sigurt askush dhe i kam thënë se nëse mendon kështu më mirë mos të vjen që, sesa që të vjen dhe të mos luaj”, u shpreh Giresse, njofton Klankosova.

Të ngjashme