Gjakovarët më të interesuar për vaksinën kundër gripit sezonal sesa asaj kundër Covid-19

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët në qytetin e Gjakovës janë duke shprehur interesim të ulët për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Këtë e ka thënë doktoresha Makrifet Berisha, e cila është shprehur se interesimi më i madh është për t’u imunizuar kundër gripit sezonal, njofton Klankosova.tv.

“Ka rënë numri i të interesuarve për t’u vaksinuar kundër koronavirusit. Më tepër qytetarët janë të interesuar që ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal. Jemi duke punuar me ekipe mobile nga ora 12:00 deri në 19:00”, është shprehur Berisha.

“Është befasi për ne sepse kemi vaksinuar një mijë e 500 deri në një mijë e 700 persona dhe tash japim 700 doza në javë”.

Të ngjashme