Një grua ka marrë lëndime të lehta trupore në një incident që ka ndodhur dje në qytetin e Gjakovës.
Sipas njoftimit të policisë viktima dhe e dyshuara jetojnë në një strehimore ndërsa ende nuk është sqaruar motivi i incidentit.
Viktima sipas policisë ka marrë lëndime të lehta dhe është trajtuar nga mjekët ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.