Mbrëmë rreth orës 20:50, në Gjakovë, është arrestuar një person i komunitetit Rom, pasi që i njëjti ka sulmuar bashkëshorten e tij rome, e cila në shenjë revolte ka tentuar që të vetëvritet duke konsumuar sasi të barërave, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës dhe është liruar, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.