Gjashtë të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan – Prishtinë, dy gra hospitalizohen

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona janë lënduar dje në një aksdent trafiku ndërmjet dy veturave në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Llabjan në ora 16:30, transmeton KOHA.

“Ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy automjeteve civile të udhëtarëve me drejtues meshkuj K/Shqiptar dhe K/Serb. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër pasagjerët”, thotë PK.

PK shton se të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjilanit dhe janë lënduar, ndërsa dy pasagjeret, gra kosovare, janë hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Polcia thotë se rasti procedohet me procedurë të rregullt.

Të ngjashme