Gjashtë të vdekur në aksidentin në Danimarkë

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona thuhet se janë vrarë nga aksidenti që ndodhi në Danimarkë, në urën “Great Belt Bridge”, në aksident është i përfshirë një tren në tha policia.

Ura që lidh ishujt e Zelandës dhe Fynenit është mbyllur pas incidentit dhe njerëzit thuhet se janë evakuuar.

Asnjë shkak nuk është i njohur ende për rrëzimin, por sipas BBC thuhet një tren me mallra ka goditur një tren me pasagjerë, në rrugën për në Kopenhagë.

Policia e ishullit Fyn ka bërë thirrje që ata të cilat janë në tren të telefonojnë familjarët e tyre dhe t’i njoftojnë për gjendjen e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme