Gjashtë të vrarë dhe të paktën nëntë të plagosur pas të shtënave në Sacramento

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona janë vrarë dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur pas të shtënave në qendër të qytetit të Sacramento mëngjesin e sotëm, tha policia.

“Policia gjeti të paktën 15 viktima, duke përfshirë gjashtë të vdekur”, thuhet në një postim në Twitter.

Të shtënat kanë ndodhur në zonën e 10th and J Streets, tha zëdhënësi i policisë së Sacramento Sgt, Zach Eaton.

“Rruga e 9-të deri në 13 është e mbyllur midis L St & J St pasi oficerët hetojnë të shtënat me viktima të shumta”, shkroi policia e Sacramento në Tëitter. “Kushtet nuk dihen për momentin. Ju lutemi shmangni zonën pasi prania e madhe e policisë do të mbetet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme