Një numër i madh i lojtarëve të rinj të Chelseat kanë përfituan nga ndalimi i klubit për transferime i vendosur nga UEFA, duke përparuar në ekipin e parë dhe shumë prej tyre tashmë janë bërë emra të njohur.
Tammy Abraham, Reece James, Callum Hudson-Odoi, Mason Mount dhe Fikayo Tomori kanë shfrytëzuar mundësitë që iu janë dhënë nga trajneri Frank Lampard dhe e kanë vendosur veten në formacionin bazë të The Blues, ndërsa gjëra të mëdha priten edhe nga Billy Gilmour.
Për momentin, gjashtë nga të rinjtë mbresëlënës të Chelseat kanë një vlerë së bashku dikur rreth 200 milion euro, sipas Transfermarkt.
Fikayo Tomori
Qendërmbrojtësi 22-vjeçar ishte huazua tri herë në të kaluarën te Brighton, Hull City dhe Derby County.
Në shkurt 2019, çmimi i tij ishte 7 milionë euro dhe, këtë muaj, ai vlerësohet 20 milionë euro.
Mason Mount
Pas disa lëvizjeve si huazim në ekipe si Vitesse dhe Derby County, Mount iu dha mundësia këtë vit të luante për Chelsean.
Në vitin e fundit, çmimi i tij shkoi nga 10 milionë euro në 45 milionë euro.
Callum Hudson-Odoi
19-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje të Ligës Premier për Chelsean. Ai i zhvilloi minutat e para me ekipin e parë në sezonin 2017/18.
Vlera e tij në treg është rritur nga 25 milionë euro në 35 milionë euro.
Tammy Abraham
Ai ka shënuar 13 gola në 24 ndeshje deri më tani këtë sezon dhe çmimi i tij është rritur nga 15 milionë euro në 50 milionë euro që nga shkurti i kaluar.
Reece James
Tani 20 vjeç, James ka luajtur 13 ndeshje në Ligën Premier me Chelsean, ndërsa një vit pasi ishte huazuar në Wigan.
Në shkurt të vitit 2019, vlera e ishte vetëm 1 milion euro, ndërsa tani është 15 milionë euro.
Mesfushori 18-vjeçar konsiderohet e ardhmja e klubit.
Edhe pse zakonisht paraqet për rezervat e Chelseat, ai ka luajtur dy ndeshje në ligë këtë sezon.
Frank Lampard hodhi poshtë ofertat për ta huazuar atë verën e kaluar dhe vlera e tij është rritur në 3 milionë euro.