Gjatë 24 orëve 74 aktakuza ndaj 86 personave

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit  njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza, kundër tetëdhjetegjashtë (86) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme