Gjatë 24 orëve janë ngritur 47 aktakuza

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë njëzetepesë (25) persona, si dhe ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy automjeteve dhe çelësave të tyre, nën dyshimin se janë përfituar përmes veprës penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”. Një automjet –i markës Opel Corsa dhe çelësi i Veturës

Një automjet –i markës Peugeot ekspert kombi dhe çelësi i Veturës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuarit është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy automjeteve dhe çelësave të tyre, nën dyshimin se janë përfituar përmes veprës penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”. Po ashtu, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh,  ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme