Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), gjatë vitit 2020 ka proceduar për hetim 331 raste, ndërsa që kanë dërguar në Prokurori 95 raste, ku 22 prej tyre kanë pasur aktgjykime dënuese, raporton Ekonomia Online.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur drejtori i AKK-së, Shaip Havolli në konferencën për medie në të cilën ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2020.
Ai tha fushat në të cilat është fokusuar ky raport janë në fushën e hetimit, deklarimit të pasurisë, sinjalizimit dhe fusha tjera të hetuara nga kjo Agjenci.
Sa i përket hetimeve, janë proceduar 313 raste gjatë vitit 2020.
“Numri i kallximeve penale që janë dërguar në Prokurori janë 95, prej tyre 22 aktgjykime dënuese, 23 kërkesa për sinjalizim”, tha ai.
Ndërsa sa i përket deklarimit të pasurisë Drejtori tha që kanë pasur probleme si pasojë e pandemisë.
“Deklarimi i rregullt i pasurisë ka pauzuar një kohë për të vazhduar në mars, kjo si pasojë e pandemisë. Mund të themi që ka shënuar rritje dhe është 5761 numri i përgjigjëm i tyre që kanë deklaruar pasurinë”, tha Havolli.
Havolli bëri thirrje që të deklarohen zyrtarët për pasuri pasi afati është vetëm edhe dy ditë.
Sa i përket Bashkëpunimit ndërkombëtar Havolli tha që kanë arritur marrëveshje me Republikën e Bullgarisë përkatësisht komisionit kundër korrupsionit.