Kosova me vetëm një inspektor për mbikëqyrjen e biodiversitetit në vend

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 11:48 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor u shqyrtua Plani i Veprimit për Biodiversitetin 2016-2020.

Daut Haradinaj, kryetar i komisionit, tha se nuk dihet arsyeja pse ky plan veprimi vjen në Kuvend prapë kur ai është miratuar nga ky i fundit më 2011, raporton Ekonomia Online.

“Nuk e di pse ky plan ka ardhë në komision, sepse është miratuar më 2011, nuk ka ndonjë ndryshim të madh”, ka thënë Haradinaj.

Ismajl Hetemaj, nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tha se i kanë dërguar Qeverisë që plani i Veprimit të caktohet edhe për 5 vitet e ardhshme, por sipas tij, Qeveria në mungesë të qartësisë ka proceduar atë në Kuvend pa nevojë.

“Strategjia është miratuar më 2011, ka qenë një plan 5-vjeçar. Për planin e veprimit, të dytin nuk thotë se e cakton Qeveria apo kuvendi. Pasi ka qenë plan veprimi 5 vitet e para dhe duhet të formohet plani i veprimit edhe për 5 vitet e ardhshme”.

“Na e kemi dërgu në qeveri që ta bëjë planin e veprimit për 5 vitet e ardhshme, por Qeveria e ka sjellë këtu, nuk ka nevojë për miratim të Kuvendit, besoj se kjo ka ndodhë në mungesë të qartësisë së dispozitave ligjore”.

Salih Salihu kërkoi më shumë sqarime për përmbajtjen e këtij Plani të Veprimit.

Hetemaj në emër të MMPH-së, tha se ky plan veprimi ka për qëllim aspektin e mbrojtjes së natyrës në Kosovë, raporton EO.

“Strategjia është dokument i politikave që shteti jonë dëshiron ta rregullojë çështjen e biodiversitetit, të rrisë sipërfaqen e zonave të mbrojtura, pretendon që resurset të menaxhohen në mënyrë efektive dhe suksseshme. Ky plan veprimi ka për qëllim aspektin e mbrojtjtës së natyrës në Kosovë që është e rregulluar me këtë dokument strategjik”.

Besa Gaxherri, nga LDK-ja e pyetin Hetemajn se cili është shkaku që Kosova nuk merr pjesë si palë në konventa.

“A jeni gati për të marrë pjesë në konventa ndërkombtare për biodiversitet, cili është shkaku që Kosova nuk merr pjesë si palë në konventa?

“A është e vërtetë që asnjë dënim nuk është bërë për shkatërruesit e biodiversitefit?”

Hetemaj iu përgjigj Gaxherrit se duhet të jemi palë për të qenë pjesëmarrës.

“Ne jemi në rrjedha të proceseve, në nivel të shteteve të ballkanit është kriju një platformë për biodiversitetin e vendeve. Ne duhet të jemi palë për me qenë pjesëmarrës, në shumë konventa për mbrojtjen e natyrës nuk jemi palë. Kosova nuk është shtet anëtar i OKB-së , kjo është pengesa që ne nuk trajtohemi si palë por jemi të përgatitur me dokumenta, me legjislacion”.

“ Nuk e di që është bërë ndonjë padi dikujt për shkatërrim biodiversitëti. Feronikelit i është bërë një dënim, Elez Hanit një dënim, janë njerëzit përgjegjës në ministri për këtë. Është vetëm një inspektor në nivel të Kosovës për menaxhim dhe ruajtjen e biodiversitetit”, ka thënë Hetemaj.

Ky plan veprimi u procedua për në Kuvend me 6 vota për dhe 1 abstenim, raporton EO.

Të ngjashme