Gjenden dy persona të vdekur në Vitomiricë të Pejës, sulmohen pjesëtarët e Policisë në vendin e ngjarjes

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Një grua dhe një burrë janë gjetur pa shenja jetë pasditen e së shtunës në Vitomiricë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh.

Në raport thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve.

Policia njofton se rreth një orë e gjysmë më pas janë arrestuar 4 persona, të cilët i kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë derisa ishin duke e rrethuar me shiritë të sigurisë lokacionin ku ishin gjetur trupat e pajetë.

Me udhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

Ky është njoftimi i plotë:

“Është raportuar se viktima femër Kosovar së bashku me viktimën mashkull Kosovar janë gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja të fishekëve. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”.

Të ngjashme