Gjenden mjete të pashpërthyera në Rahovec dhe Gjakovë

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 13:44 | Nga

Në banorë i komunës së Rahovecit ka njoftuar Policinë se në fushë kishte hasur në dy mjete të pashpërthyera.

Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për dominim i KFOR-it, ka bërë shpërthimin e mjeteve në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur në shtëpinë e një banori në Gjakovë, teksa më pas njësiti për dominim i FSK-së, ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa incidente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme