Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Prizren

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme