Gjendet i vdekur një person në Zllapek të Pejës, u godit nga vetura

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Zllapek të Pejës.

Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:00 Policia është njoftuar se në fshatin Zllapek, komuna e Pejës një veturë e ka goditur një këmbësor. Mjeku kujdestar e ka konstatua vdekjen e  viktimës në vendin e  ngjarjes. I dyshuari është arratisur, ndërsa vetura gjendet në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Të ngjashme