Gjendet marihuanë dhe një telefon në burgun e Smrekonicës

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Dje pasdite në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ku gjatë kontrollit në pavijonin e të burgosurve, është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

Sinjali mëson se përdoruesit kishin fshehur marihuanën në WC dhe bashkë me drogën ishte edhe një telefon celular të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të burgosurve që fshehën drogën.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Të ngjashme