Gjendet një granatë dore në oborrin e shtëpisë së një serbi në Kllokot

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Një granatë dore është gjetur në oborrin e një shtëpisë së një serbi, në fshatin Mogillë të komunës së Kllokotit.

Granata ishte vjetruar, ngjyrë e gjelbërt dhe e siguruar me sigurues.

Policia njoftoi se banorët e zonës janë evakuuar në një zonë të sigurtë.

“Patrulla e Policisë së Stacionit Policor Kllokot menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues”, njofton Policia përcjell Klankosova.tv.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacionit Policor në Kllokot, ka pranuar ankesë nga Z.J. (1963) Kosovar Serb nga fsh.Mogillë Komuna Kllokot se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar.

Patrulla e Policisë së Stacionit Policor Kllokot menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues.

Menjëherë janë evakuuar banorët në një perimetër të nevojshëm dhe është siguruar vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR-i Amerikan, po ashtu edhe njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan.

Granata është tërhequr e pa shpërthyer nga njësitet përkatëse.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti të dërgohet në Njësitin e Hetimeve Rajonale për hetime të mëtejme.

Të ngjashme