Gjendet një mjet i pashpërthyer në arat e Gllamnikut në Podujevë, dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore

Prishtinë | 17 Kor 2022 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Të premten rreth orës 19:45 është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se mjeti është hasur nga një banor i zonës, i cili e vërejti atë në arat e tij.

Ai ka njoftuar Policinë e Kosovës, të cilët bashkë me njësitet e deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sinjali mëson se dyshohet që mjeti i pashpërthyer i takon Luftës së Dytë Botërore. Ai është marrë në mënyrë të sigurt nga njësitet e deminimit.

Të ngjashme