Gjendet një mjet i pashpërthyer në oborrin e një shtëpie në fshatin Carralevë

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Të dielën rreth orës 16:00, në fshatin Carralevë të Shtimës është gjetur një mjet i pashpërthyer në oborrin e një shtëpie.

Një person ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në oborrin e tij kishte vërejtur një mjet të dyshuar eksplodues.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e FSK-së dhe të KFOR-it dhe kanë bërë asgjësimin e mjetit eksplodues, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

Të ngjashme