Gjendet një person i vdekur në Prizren, dyshohet se është shtetas i huaj

Prishtinë | 18 Qer 2022 | 23:32 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur i vdekur afër xhamisë së fshatit Vërmicë të Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:22.

“Sot rreth orës 16:22 është gjetur një trup i pa jetë në afërsi të xhamisë së fshatit Vërmicë të Prizrenit, i cili dyshohet te jetë shtetas i huaji.

Të gjitha njesitet relevante janë ne vendin e ngjarjes, përfshirë prokurorin e shtetit, hetuesit nga IML si dhe perfaqesuesit e policise se Republikese se Shqiperisë”, tha Gashi.

Të ngjashme