Gjendet pa shenja jete një person në Zajm të Klinës, u shpall i zhdukur nga familja

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

Rugova tha se viktima ishte shpallur i zhdukur ditën e djeshme nga familjarët.

“Sot me datën 15.09.2026, rreth orës 02:35, në Stacionin Policor në Klinë, ka ardhur një person dhe ka raportuar se familjar i saj qe nga dita e djeshme nuk lajmërohet në telefon dhe i njejti është shpallur ‘person i zhdukur’. Njësitet Policore kanë marrë masat e nevojshme për kërkimin e personit të zhdukur dhe pas një pune intensive të njësiteve Policore, sot rreth orës 10:10, personi i zhdukur është gjetur në fshatin Zajm-Klinë, i cili ishte pa shenja jete, këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjës kanë dalë hetuesit nga Sektori Rajonal për Hetime DRP-Pejë, prokurori i Shtetit, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-Prishtinë, për obduksion ndarsa rasti cilësohet ‘ Hetim i Vdekjës'”, tha Rugova

Të ngjashme