Sot rreth orës 08:20 në afërtsi të Drinit të Bardhë, është gjetur një person i vdekur nga një dëshmitar që besohet të ketë qenë peshkatar.
Njësitet relevante janë njoftuar menjëherë, me c’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Emergjenca e Prizrenit ka dalë po ashtu në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar që personi është pa shenja jete.
Personi është i gjinisë mashkullore, mosha 30 vjec.
“Në vend të ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, i tha Klan Kosovës zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.
“Për motive ende është herët të flitet”, tha ai.