Gjendja e lumenjve shqetësuese – rrezikohet edhe uji i pijes

Prishtinë | 15 Tet 2022 | 11:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë është mbajtur Samiti i parë për Lumejt, raporton Ekonomia Online. Në këtë Seminar u tha se gjendja e lumenjve në Kosovë është shqetësuese dhe se nëse vazhdon dëmtimi në këtë mënyrë i lumenjve rrezikohet edhe uji i pijes.

Dajana Berisha, përfaqësuese e KOSID-it, tha se shumë operatorë të pa licencuar kanë dëmtuar lumenjtë duke ndërtuar hidrocentrale e duke eksploatuar ata për të siguruar zhavorr.

Sipas saj, nëse vazhdohet me këtë trend rrezikohet edhe uji i pijes. Ndonëse tha që Kosova ka ligje të mira, sipas saj, mungon monitorimi në terren.

“Në Kosovë ndërtimi i hidrocentraleve po bëhet duke mospërdorur standarde, dhe ndërhyja nga operatorët jo të licencuar ka ndikuar në lumenj. Kjo ka ndikuar në tharjes e tokave edhe ka zvogëluar resurset ujore në Kosovë”.

“Këto kanë hasur në reagime te shoqërisë civile. Nuk ka planifikim të duhur të strategjive me gjendjen në terren. Cilësia e ujit është problem. Çështje tjetër është edhe problemi i Ujmanit. Jemi në situatë problematike ngase për 20 vjet do të kemi stres për mungesë të ujit. Kosova është e atakuar nga përmbytje dhe thatësie. Kosova ka kornizë dhe strategji të niveli të lartë, por ka mungesë të monitorimit në terren”.

Eksperti nga Austria Ulrich Eichelmann, prezantoi raportin “Situata e Lumenjve të Ballkanit”. Ai me këtë rast tha se shkatërrimi i lumenjve ka bërë që të ngordhin shumë peshq e të zhduken shumë raca të tyre.

Ai ka kërkuar që të bëhet më shumë në këtë drejtim duke shtuar se gjendja e lumenjve në Ballkan është shumë me rëndësi edhe për gjendjen e përgjithshme në Evropë, raporton EO.

“Nuk është hera e parë e imja në Kosovë, por është hera e parë pas shumë shumë vitesh. Kam vizituar Deçanin dhe Shtërpcën. Në perspektivën time ky event është një rrugë e mirë për të mbrojtur lumenjtë”.

“Shkatërrimi i lumenjve ka shkaktuar edhe shkatërrimin dhe ngordhjen e peshqve. Gjendja e lumenjve në Ballkan është shumë me rëndësi edhe për gjendjen e përgjithshme në Evropë”.

Të ngjashme