Gjendje e jashtëzakonshme në Deçan shkaku i një sëmundje (Dokument)

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 15:57 | Nga

Komuna e Deçanit ka shpallë gjendje të jashtë zakonshme për shkak të sëmundjes Gungore të Lëkurës së gjedhit.

Në letër rekomandim të Shtabit të Emergjencës dërguar Kuvendit Komunal thuhet se është shfaqur sëmundja në mbi 10 ferma në Deçan, LLukë e Epërme, Baballoq, Lumbradh, Vranoc i Vogël në bjeshkë të Strrellcit dhe çdo ditë sëmundja po përhapet edhe në fshatra tjera, pasi intensiteti i sëmundjes në periudhën e nxehtë është shumë i madh.

“Ne Shtabi i Emergjencës i rekomandojmë Kuvendit Komunal në Deçan për të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe ndërhyrjen e menjëhershme në parandalimin e kësaj sëmundje. Duhet të merren masa për zbatimin që janë dhënë nga vendimi i lëshuar nga kryeshefi ekzekutiv i AUV..”, thuhet në letër rekomandim.

Andaj, për shkak të gjendjes alarmante të hapjes së sëmundjes Gungore të Lëkurës të gjedhit, Drejtoria Komunale e Bujqësisë në Deçan ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm më kryetarin e Komunës, Rasim Selmanaj, veterinarin Besjan Canhasi, inspektorin komunal të veterinës Valon Hoxhaj, Jashar Hulaj shef i Inspeksionit, Bajram Çeku nga Zyra komunale e Bujqësisë, Isuf Thaqi teknik veterine, etj.

Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më shqetësimin e banorëve-blegtorëve të komunës së Deçanit, për shfaqjen e sëmundjes Gungore të Lëkurës së gjedhit, sëmundje kjo, e cila ka filluar të shfaqet tash e dy javë në Deçan.

“Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040, neni 13, si dhe Vendimit të Qeverisë Nr. 4301 i datës 24.06.2016, Zyra e kryeministrit – Agjencinë e Ushqimit dhe Vitrinës, për zbatimin e masave për sëmundjet Gungore të lëkurës tek kafshët, si dhe Letër Rekomandimit Nr. 02/24284, të Shtabit Emergjent i themeluar me datë: 10.08.2016 dhe takimin e mbajtur po me të njëjtën datë, Shtabi Emergjent i propozoj kryetarit të komunës që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për rrethana të krijuara emergjente, kryetari i komunës nxjerr vendim: Shpall gjendje të jashtëzakonshme në Komunën e Deçanit”.

vendim - decan vendim - decan1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme