Gjenerali nga Shqipëria vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm, Shkëlzen Sylaj kanë pritur sot, në takime të ndara, komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Gjatë takimeve u çmua lart bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë si dhe bashkëpunimi i frytshëm dypalësh ndërmjet të dy forcave të dy vendeve tona si dhe u theksua nevoja për intensifikimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në fushën e arsimimit edhe edukimit ushtarak modern.

Vizita e Begajt u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet FSK-së dhe FARSH-së, ku një grup prej 25 pjesëtarëve të Kursit të Lartë të Oficerisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme