Gjërat për të cilat nuk duhet të kërkosh kurrë falje

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 19:00 | Nga

1. Ta bësh veten prioritet në jetën tënde

Në një moment të caktuar në kohë, lumturimi i vetvetes erdhi e u përfshi në një ide egoiste. Në realitet, askush tjetër nuk mund të ofrojë lumturinë që ti mund t’ia ofrosh vetvetes, kështu që ka kuptim ta shndërrosh në prioritet plotësimin e vetves tënde.

Nëse ke marrë jetën në duart e tua, në vend që të presësh nga të tjerët për të mësuar se si ta jetosh, atëherë dije se ke zotëruar tashmë një aspekt të rëndësishëm të zhvillimit vetiak. Ne të gjithë kemi 100% përgjegjësi për mënyrën se si zgjedhim të jetojmë, dhe vetëm duke vënë nevojat tona në plan të parë, mund të përpiqemi të ndihmojmë të tjerët në nevojë. Në fund të fundit, si mund t’i ndihmojmë të tjerët, në qoftë se nuk ndihmojmë pikësëpari veten tonë?

2. Të ndjekësh ëndrrat e tua

Të duash më shumë në jetë, nuk të bën mosmirënjohës apo të llastuar; të bën ambicioz. Do të thotë që ke objektiva dhe ëndrra, dhe dëshiron t’i realizosh sa kohë që ende mundesh. Do të thotë të mos kënaqesh me më pak nga sa ke mundësi. Të tjerët mund të të shohin si një ëndërrimtar jorealist, që nuk do gjejë kurrë lumturinë, por në fund, nuk ka rëndësi ajo që mendojnë të tjerët. Mund të shprehësh mirënjohjen për gjërat me të cilat je bekuar dhe sërish të aspirosh për më shumë në jetë, kështu që mos u ndiej keq pse ke ëndrra të mëdha. Ndiqi ato me gjithë zemër, dhe universi do të të befasojë në mënyra që as nuk i ke imagjinuar.

3. Të gjesh kohë për veten

Në këtë botë që rend me shpejtësi, shumica prej nesh kalojmë kaq shumë kohë duke u kujdesur për të tjerët dhe nevojat e tyre, dhe harrojmë veten tonë. Megjithatë, nëse nuk mbushim kupën tonë, si mund të presim të na mbetet gjë për të tjerët? Kujdesi për veten nuk është egoizëm; është i domosdoshëm për shëndetin tonë. Mos kërko kurrë falje se ke refuzuar një ftesë, apo i ke thënë jo dikujt, me qëllim që të kujdesesh për veten tënde.

4. Me kë zgjidhni të lidheni

Sërish, askush tjetër nuk mund të vendosë se me cilët dilni apo lidheni. Askush nuk mund të përcaktojë nëse të pëlqejnë vajzat, djemtë, ose të dyja, kështu që mos lejo askënd të të bëjë të ndihesh e turpëruar për njerëzit me të cilët angazhohesh në marrëdhënie romantike. Për sa kohë që vërtetë e do dhe kujdesesh për atë person, atëherë ndihu e lirë të lidhesh me këtë duash. Në fund të fundit, ne të gjithë jemi një, dhe dashuria jeton brenda të gjithëve ne. Nëse dikush shpreh shqetësim për personin që je lidhur apo nuk pajtohet, atëherë ai person nuk meriton një vend në jetën tënde. Pikë.

5. Të shprehësh emocione

Fatkeqësisht, turpërimi nga emocionet është tani një gjë reale. Ne veprojmë si robotë në shoqëri, pritet që të bindemi dhe të mos shprehim si ndihemi. Mos lejo askënd të të thotë që nuk mund të shprehësh veten tënde. Sigurisht, ndoshta nuk mund të zemërohesh me shefin, pak përpara se ai të të ngrejë në detyrë, për shembull, por në përgjithësi, ne jetojmë në një shoqëri ku njerëzit nuk ndihen shumë rehat të shprehin veten e tyre. Ka një kohë dhe vend për secilin emocion, por kurrë mos u ndje e turpëruar për atë si ndihesh në nëj moment të caktuar.

6. Si i fiton paratë

Sa kohë që ndihesh emocionalisht dhe mendërisht i kënaqur me punën tënde, atëherë mos thuaj kurrë “më vjen keq” për të. Pavarësisht nëse fiton miliarda, apo qindra-miliarda në vit, sasia e parasë nuk ka rëndësi, nëse nuk ndihesh i lumtur me vokacionin tënd. Cdo gjë që të bën të ndihesh e përmbushur dhe në të njëjtën kohë të ndihmon të kesh ushqim mbi tryezë mjafton, kështu që mos lejo askënd të të bëj të ndihesh sikur nuk është kështu.

7. Të jesh optimist

Në një botë ku të gjithë na thonë vazhdimisht që të “presim më të mirën, por të përgatitemi për më të keqen”, mbajtja e kokës lart mund të duket goxha sfiduese. Megjithatë, shumë shkencëtarë dhe kërkues përreth globit kanë pranuar dobinë e mendimit pozitiv, duke përfshirë rënie të stresit, një jetëgjatësi më të madhe, më shumë krijueshmëri e të tjera. Qëndrimi pozitiv në kohëra të vështira na rrit aftësinë vetëshëruese dhe na bën të mundur të përballojmë sfidat.

8. Të kaluarën tënde

Disa njerëzve u pëlqen të përmendin gjithë gabimet që ke bërë në të kaluarën, por nëse e bëjnë, mbaj mend këtë: Ndërkohë që ata rrijnë aty dhe kritikojnë të kaluarën tënde, ti ke patur eksperienca dhe ke mësuar prej tyre. Në fund të jetëve tona, do të kemi vetëm eksperiencat dhe kujtimet, kështu që mos lejo askënd të të bëjë të ndihesh keq për të kaluarën. Ne jetojmë dhe mësojmë dhe e kaluara nuk tregon se cilët jemi.

9. Dietën tënde

Njerëzit pëlqejnë shumë t’u thonë të tjerëve si të hanë dhe cili ushqim do i bëjë të ndihen më mirë, por në fund të ditës, trupi është yti. Ashtu si ti nuk duhet t’u thuash të tjerëve se si të hanë, mos lejo as ata që të diktojnë zakonet e tua të të ngrënit. Nga vegjetarianët tek mishngrënësit, të gjithë mendojnë se e njohin dietën optimale për njeriun. Por në të vërtetë, vetëm ti mund të vendosësh atë që është më e mirë për ty, askush tjetër.

10. Mendimet e tua

Mund ta respektosh dikë, edhe pa rënë dakord me të. Mund të mbetesh civil dhe respektues. Nëse ke një mendim, mos hezito ta shprehësh, edhe nëse nuk tingëllon si zgjedhja më popullore. Bota nuk do të ndryshojë asnjëherë, nëse i mbajmë mendimet për vete, sepse shpesh herë, idetë më të mira vijnë prej opinioneve dhe këndvështrimeve.

Të ngjashme