“Gjermania dhe Europa kanë nevojë për Angela Merkel”

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 15:26 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për të katërtën herë nga Bundestagu, njofton Klan Kosova.

“Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

“Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e besueshme dhe e përkushtuar për të ardhmen e përbashkët evropiane”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme