Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, dy deputetët socialdemokratë të Bundestagut gjerman, Metin Hakverdi dhe Christian Petry, nuk e fshehin shqetësimin për qëndrimin e Francës, në procesin e hapjes së negociatave.
“Franca sikurse dihet dhe në fakt ka ndjekur një strategji tjetër, për sa i përket çështjes së hapjes së negociatave dhe ajo ka qenë e pikëpamjes se BE-së, duhet të ndryshojë përpara, se të merrte një hap më tej drejt zgjerimit. Ne gjithsesi do të përpiqemi, t’i bindim kolegët francez pse ne e mendojmë ndryshe këtë gjë. Nga njëra anë mund të ndërmerret hapja e negociatave për anëtarësim dhe nga ana tjetër mund të monitorojmë procesin e reformave. Për këto tema në ditët në vijim do të bisedojmë me kolegët francez. Dua të theksoj se vetë kancelarja federale, zonja Angela Merkel do të ketë një kontakt me presidentin Macron”, thotë Petry.
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, pas takimit tha se “ne jemi shpresëplotë që edhe në diskutimet në këshill, roli i Gjermanisë do të jetë vendimtar për sa i përket peshës, që ky vend ka në BE dhe argumentave të tyre që janë të pakundërshtueshme në favor të Shqipërisë”. /tch/