Gjermania ka regjistruar një nga normat e saja më të ulëta të rasteve të Coronavirusit dhe vdekjeve të lidhura me virusin në 24 orët e kaluara, bëri të ditur qendra gjermane për kontrollin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch.
Sipas institutit, 1.774 infeksione të reja u konfirmuan për të dielën, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve në Gjermani në 141.672.
Numri i vdekjeve në vend u ngjit me 110 në 4,400, sipas të dhënave të këtij instituti. Rreth 3.500 njerëz të tjerë u shëruan nga sëmundja, raporton CNN.