Gjermania shënon rekord rastesh, rreth 15 000 për 24 orë

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 85 të vdekur nga Coronavirusi dhe një numër rekord i infeksioneve.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në mbi 10.200, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 14.964 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në mbi 460 mijë.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme