Gjermania vendosë gjoba për prindërit që nuk i vaksinojnë fëmijët

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 15:21 | Nga

Qeveria gjermane ka në plan të vendosë gjoba deri në 2,500 euro për prindërit që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre.
Ministri i Shëndetësisë, Hermann Grohe, tha se ishte e nevojshme të ashpërsojë ligjin për shkak të epidemisë së fruthit.

“Vazhdimi i vdekjeve të fëmijëve nga fruthi nuk mund të përballohet me indiferencë”, tha ai.

Qeveria dëshiron që kopshtet të raportojnë për çdo prind që nuk vërtetojnë vaksinimin.

Një nënë dhe tre vdiqën nga fruthi në qytetin e Essenit këtë javë, raporton “BBC”.

Italia nga ana tjetër ka regjistruar rreth tre herë më shumë raste të fruthit deri tani se sa për të gjithë 2016-ës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme