Gjest njerëzor/ Qytetarja në Mitrovicë gjenë para në shesh, i dorëzon në stacion të policisë

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Një qytetare nga Mitrovica, me inicialet F.B., ka gjetur një bankënotë të parave në sheshin “Mehë Uka” në po këtë qytet, të cilën më pas e dorëzoi në stacion të policisë.

Sipas policisë, paratë e gjetura nuk kanë pasur ndonjë dokumentacion dhe kësisoj zyrtarët po përpiqen që të identifikojnë pronarin e parave të humbura, në mënyrë që t’ia kthejnë atij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetaren për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla“, ka shkruar Policia e Kosovës.

Të ngjashme