Gjilan, 168 raste aktive me koronavirus

Gjilan | 27 Jan 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Gjilanit aktualisht janë 168 raste aktive me Covid-19, ka bërë të ditur nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai ka bërë apel për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave dhe mosgrumbullim.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është: nga 9.113 mostra, 3395 kanë rezultuar pozitive, 3.123 qytetarë janë shëruar, 105 kanë vdekur dhe 168 raste janë aktive, të konfirmuar me Covid-19 në spitale janë 19 persona dhe për 109 mostra po priten rezultatet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme