Gjilan: Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për grabitje dhe kanosje

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, që të dyshuarit H.K., t’ia caktojë masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Grabitje’’ dhe ‘’Kanosje’’.

“Ekziston dyshimi i bazuar që, më 11 shkurt 2019, në Gjilan, i dyshuari H.K., me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër dhe me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme në mënyrë të kundërligjshme, ka përdorur dhunë fizike ndaj të dëmtuarit SH.A. dhe me forcë e ka grabitur automjetin e të dëmtuarit dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”.

“Gjithashtu, i dyshuari e ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin, duke i thënë se në qoftë se vjen policia në shtëpinë time, ka me të vra, duke shkaktuar te i dëmtuari ankth dhe frikësim”.

Prokuroria ndaj tij, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka konsideruar që masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për përfundimin e suksesshëm të hetimit të kësaj çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme