Gjilan, ndizen qirinj në kujtim të Qerim Çoçajt

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se me iniciativë të rinisë gjilanase, para furrës “Qerimi” do të bëhet ndezja e qirinjve me rastin e humbjes tragjike nga jeta të afaristit të njohur, Qerim Çoçaj.

Ai ka ftuar qytetarët që në ora 20:00 të bashkëngjiten për ta nderuar veprën dhe jetën e personit që humbi sot jetën në aksidentin tragjik, transmeton Klan Kosova.

“Me iniciativë të rinisë gjilanase, para furrës “Qerimi” do të bëhet ndezja e qirinjve me rastin e humbjes tragjike nga jeta të afaristit të njohur, Qerim Çoçaj. Së bashku me stafin tim, ftoj qytetarët që në ora 20:00 të na bashkëngjiten në nderim të jetës dhe veprës së tij”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë që kryetari Haziri e ka postuar në Facebook.

Me iniciativë të rinisë gjilanase, para furrës “Qerimi” do të bëhet ndezja e qirinjve me rastin e humbjes tragjike nga…

Posted by Lutfi Haziri on Thursday, March 7, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme