Gjilan, Një i plagosur nga personi tjetër me të cilin ishte në veturë

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Dy persona ishin në të njëjtën veturë por njëri nga ta u plagos me armë nga personi tjetër.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Novobërd, ku sipas policis i dyshuari gjatë manipulimit me armë e kishte plagosë viktimën, shkruan Indeksonline.

I plagosuri kishte pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK ku edhe është duke marrë tretman mjekësor.

Policia tregoi se kanë konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në këtë ngjarje dhe është konfiskuar vetura brenda së cilës është gjetur një fishek i armës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme