Gjilanasja suksesshëm prezanton shkencën shqiptare

Prishtinë | 15 Qer 2022 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Dr. Lumnije Kqiku, Specialiste e Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare dhe Docente në Universitetin e Grazit vazhdon të jetë e pranishme në të gjitha forumet dhe kongreset në nivel evropian duke prezantuar dhe përfaqësuar shkencën shqiptare dinjitetshëm.

Në Tiranë këto ditë është zhvilluar Kongresi i XIII evropian i organizuar nga Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë.

Ky kongres ka mbledhur në Tiranë, të gjithë ekspertët e shëndetësisë në fusha të ndryshme, ndërsa nga Universiteti i Grazit e pranishme ishte gjilanasja Dr. Lumnije Kqiku.

Lumnije Kqiku e cila është pjesë e Universitetit të Grazit e ka përfaqësuar dinjitetshëm shkencën mjekësore e cila me punimet e saja profesionale ka tërhjekur vëmendjen e pjesëmarrësve të shumtë të pranishëm.

Kqiku e cila ka ligjëruar paralel shumë mjekëve tjerë shqiptarë është ndarë e kënaqur me trajtimin e temave në sektorin e shëndetësisë. “Mendojë se jemi në rrugë të mbarë që këtë rrezatim profesional ta bartim në të gjitha shtetet shqiptare. Ekziston edhe një gatishmëri e madhe e mjekëve shqiptarë kudo në botë që ta prezantojnë dijen e tyre në forumet intelektuale” tha Kqiku për rajonipress.

Ndonëse është nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorte poashtu e mjekut të shquar Dr.med.univ. Robert Biblekaj dhe me angazhime të shumta Lumnije Kqiku nuk i ndahet shkencës e as cilësisë në punën që ajo bënë çdo ditë. “Nuk është e lehtë të jesh nënë dhe të menaxhosh familjen dhe në anën tjetër të punosh me orë të tëra për të arritur hapin e madh në shkencën ndërkombëtare” u shpreh Kqiku.

Ndryshe, Lumnije Kqiku ka punime të shumta shkencore ne revistat me impakt faktor te lart dhe është e rregullt dhe aktive kudo që prezantohen punime të rangjeve ndërkombëtare.

Gjithashtu Lumnije Kqiku – Biblekaj mbetet model i një femre të suksesshme, me një karrierë të pasur e të bujshme akademike.

Ajo pothuajse i ka arritur të gjitha nivelet akademike në moshën e saj të re shkencore. Mbetet motiv edhe për shumë femra të tjera anekënd botës. “Jam shume krenare që përfaqësoj edhe kombin tim dhe jam e pranishme në Konferencat më të avancuara të nivelit ndërkombëtar” shprehet Kqiku

Por kush është Dr. Lumnije Kqiku – Biblekaj që me punën e saj të palodhshme dhe guximin bëri karrierë të bujshme?
Kqiku është nënë e tre fëmijëve, gruaja e parë nga Kosova dhe Shqipëria që me 2011 hyn në librin enciklopedik më prestigjioz në botë “Who´s Who in the World” është ky libër që boton biografit e personave të cilët shquhen për të arriturat e tyre dhe karrierën e jashtëzakonshme.

Ajo është docente në Universitetin e Grazit/ Austri, zëvendës-udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare në Grac të Austrisë si dhe ligjëruese për studentet e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike!

Kqiku është poashtu Prodekane për studimet e doktoraturës në seksionin e stomatologjisë.

Koordinatore në CEEPUS (Central EuropeanExhange Program for University Studies) për kliniken dentale Universitare nëpërmjet te cilit trajnon shumë koleg dhe student nga vendet e ndryshme të botës!

Kqiku është modeste, humane dhe shumë aktive duke realizuar në këtë mënyrë shumë intervenime komplekse të traumave dentare!

“Gjithmonë shoh anët pozitive dhe kjo më jep guximin, vendosmërinë dhe motivin që të jem në trend”, shprehet Kqiku.

Të ngjashme