Gjilani ka ndërprerë bashkëpunimin me Pajazitin, emërohet përkohësisht një trajner i ri

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Sadat Pajaziti.


Përmes një komunikate për shtyp, klubi gjilanas ka njoftuar se me marrëveshje të dyanëshme është ndërprerë bashkëpunimi me Pajazitin dhe se ushtrues i detyrës është emëruar Alban Hyseni.

”Klubi futbollistik SC Gjilani, e falëmnderon Pajazitin për kontributin e dhënë deri më sot, dhe i uron suksese në vazhdimin e karrierës së tijë menagjeriale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin nga klubi i Gjilanit.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme