Ekonomia Online
FUNDIT

Gjilani kërkon nga Qeveria ridefinimin e kufijve administrativë

Gjilani kërkon nga Qeveria ridefinimin e kufijve administrativë

Komuna e Gjilanit ka bërë kërkesë në Qeverinë e Kosovës për ridefinimin e kufijve komunalë, ngase disa fshatra të cilët u janë shkëputur me procesin e decentralizimit në vitin 2008 dhe i janë bashkuar Komunës së Novobërdës, shkruan sot “Koha Ditore”. Banorët e fshatit Pasjak, Kosaqë dhe Shillovë dhe një pjesë e lagjes së Gavranit […]

Komuna e Gjilanit ka bërë kërkesë në Qeverinë e Kosovës për ridefinimin e kufijve komunalë, ngase disa fshatra të cilët u janë shkëputur me procesin e decentralizimit në vitin 2008 dhe i janë bashkuar Komunës së Novobërdës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Banorët e fshatit Pasjak, Kosaqë dhe Shillovë dhe një pjesë e lagjes së Gavranit kanë bërë një kërkesë në Komunën e Gjilanit ku kanë kërkuar nga ana e tyre që të zhvillojnë procedurat për rikthimin në kufijtë administrativë të kësaj komune duke e konsideruar këtë kërkesë të natyrshme për shkak të afërsisë gjeografike me Komunën e Gjilanit sesa me Komunën e Novobërdës.

Të ngjashme