Ekonomia Online
FUNDIT

Gjilani marrëveshje me Luksemburgun për orientim në karrierë të të rinjëve

Gjilani marrëveshje me Luksemburgun për orientim në karrierë të të rinjëve

Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me qeverinë e Luksemburgut, për orientim në karrierë, që parasheh planifikim të qartë të drejtimeve profesionale me kërkesat e tregut të punës. Ujdia është firmosur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së arsimit, Majlinda Hoxha dhe përfaqësues nga Lux Development. Hoxha ka thënë se […]

Në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me qeverinë e Luksemburgut, për orientim në karrierë, që parasheh planifikim të qartë të drejtimeve profesionale me kërkesat e tregut të punës.

Ujdia është firmosur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së arsimit, Majlinda Hoxha dhe përfaqësues nga Lux Development.

Hoxha ka thënë se kjo marrëveshje është jashtëzakonisht e mirë dhe lehtësuese e punës së drejtorisë për orientimin ne karrierë të të rinjve tanë, përshtatjen e profileve profesionale me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës, jo vetëm në Kosovë, por përgatitjen e të rinjëve edhe për tregun ndërkombëtar e me theks të veçantë tregun europian.

Nga ana tjetër përfaqësues nga Lux Development kanë thënë se po përpiqen që të ngrisin ofertën e arsimit dhe aftësimit profesional me standardet europiane, duke tentuar përmes formave të ndryshme që të ketë ngritje të cilësisë dhe nivelit të arsimit, por edhe aftësimit profesional.

Të ngjashme