Gjilani shënon Ditën e Rinisë me sport, art, letërsi e muzikë

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit me disa aktivitete sportive, artistike, të letërsisë dhe muzikës ka shënuar 12 gushtin-Diën Ndërkombëtare të Rinisë.

Në aktivitetet për nder të kësaj dite ka pasur një pjesëmarrje të madhe të rinjve.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur se do t’i mbështesë edhe më tutje të rinjtë gjilanas.

“Veçantia e këtij viti janë klubi i lexuesve të rinjë. Biblioteka “Fan S. Noli”, është përkthyer në godinë dhe hapësirë për shfrytëzim shumëkulturor dhe për interesim shumë të madh edhe të të rinjëve dhe studentëve. Përpos këtij klubi kemi edhe karateistët e rinjë të cilët janë kampion dhe shpresë olimpike dhe kampioni U21 më të mirë në kategorinë e studentëve. Gjithashtu pjesëmarrje e gjerë edhe në mesin e të rinjëve janë talentët nga fusha e muzikës, artit, muzikës dhe gjitha grupmoshat nga Gjilani e bartin markën e kampionit të cilët ne do të vazhdojmë ti mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme financiare”.

Ndërkaq Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka thënë se drejtoria me mbështetjen e kryetarit Haziri, ka bërë që ky aktivitet me të rinjtë të jetë shkak i fuqishëm për shënimin më të mirë të mundshëm të 12 gushtit ditës së rinisë.

“Bashkërisht kemi parë talentin e madh që kanë të rinjtë e Gjilanit nga të gjitha fushat. Gjithashtu këtyre ditëve të rinjtë janë mbledhur në festivalin ANGROS, që e bëjnë qytetin tonë një gjallëri të madhe për të rinjtë në përgjithësi dhe kulturën qytetare e cila është një vlerë e Komunës tonë”, ka thënë mes tjerash ajo.

Të ngjashme