Gjobitet qytetari në Kaçanik, parkoi automjetin në trotuar

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marrë veprimet e nevojshme policore dhe ka arritur që të identifikojë personin, i cili kishte parkuar automjetin e udhëtarëve në trotuar dhe në vendkalim të këmbësorëve.

Gjatë verifikimit, automjetit i kishte skaduar edhe regjistrimi. Kjo informatë, është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’.

Policia  e ftoi qytetarin H.S (M/K) 41 vjeçar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin e merituar sipas ligjit të komunikacionit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.


Të ngjashme