Ekonomia Online
FUNDIT

Gjoshi i PDK-së: Kurti është mashtrues – kur është pushtet bashkëpunon me Serbinë e kur është opozitë flet për Shqipërinë

Gjoshi i PDK-së: Kurti është mashtrues – kur është pushtet bashkëpunon me Serbinë e kur është opozitë flet për Shqipërinë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë kreut të Vetëvendosjes nuk i beson më askush me mashtrimet patriotike që i bënë për interesa personale e partiake. Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kur Albin Kurti ishte në pushtet bashkëpunonte ngushtë me Serbinë, ndërsa tani në opozitë flet për Shqipërinë. […]

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë kreut të Vetëvendosjes nuk i beson më askush me mashtrimet patriotike që i bënë për interesa personale e partiake.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kur Albin Kurti ishte në pushtet bashkëpunonte ngushtë me Serbinë, ndërsa tani në opozitë flet për Shqipërinë.

Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:

Kur janë NË POZITË zhvillojnë marrëdhënie miqësore me Serbinë e ia hapin kufirin dhe mbyllen me Shqipërinë.

E kundërta ndodhë kur janë NË OPOZITË. Fillojnë ta përmendin Shqipërinë dhe Bashkimin Kombëtar.

Alb K. dhe Vetëvendosje nuk mund ta përdorin Shqipërinë si trampolinë. Askush nuk ju besoj juve.

Mashtrues #AskushNukJuBeson

Të ngjashme