Gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës, arrestohet një person

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 10:37 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri, nga gëzimi pasi i ka lindur djalë. Ngjarja ka ndodhur sor paradite në rrugën “Hajdar Dushi”, në qendër të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Sipas burimeve, fqinjët kanë thirrur policinë pasi një qytetar nga banesa e tij ka gjuajtur me armë jashtë dritares.

“Besohet se ai ka shtënë nga gëzimi, pasi i ka lindur djaëë”, tha një burim.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka treguar se është arrestuar një person.

“Rreth orës 10:00 në rrugën “Hajdar Dushi”, ka ndodhur një gjuajtje me armë. Policia ka arrestuar një person i cili është duke u intervistuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim për rajonin e Prishtinës.

Të ngjashme