Gjuan me armë zjarri në aheng, policia arreston të dyshuarin

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.

Personi i dyshuari është arrestuar, derisa rasti me vendim të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë i Policisë:

Në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja dhe pistoleta pa municion. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme