Shqiptarët në Dardaninë antike, Shkupin e sotëm të Aleksandrit dhe Nënë Terezës duhet të mbështesin njëri-tjetrin dhe jo të bien në lojërat politike të VMRO-së, e cila ka 58 deputetë dhe përpiqet të imponojë politikat e saj. Shqiptarët nuk lejojnë të preken gjuha dhe flamuri!
BDI-ja duhet të reformohet, sepse në gjendjen e tanishme nuk mund të qeverisë as me Zajazin.
Vota shqiptare tregoi se “Grupi i Zjarrit” kishte të drejtë kur kërkoi reforma. Fronti Europian rrezikoi me një fushatë multietnike dhe dështoi.
Vazalët dhe matrapazët që ishin rreth Ali Ahmetit bënë një fushatë të pandershme, duke e quajtur atë “baba të kombit”, “lider të pakontestueshëm” etj. Fushata të tilla janë tipike për liderët e shteteve diktatoriale.
Të gjithë e dimë situatën aktuale me ligjin për gjuhën dhe vlerat e luftës!
Sot, edhe pse i vetmi që kërkoi reforma, Izet Mexhiti është lideri më i votuar shqiptar, i cili gëzon legjitimitet të plotë! Kundërshtarët politikë mund ta quajnë si të duan, por ai i mundi ata i vetëm. Edhe pse fitoi jo me program, por me votë proteste, ai e meriton të mbështetet për guximin e tij. Kundeshtaret e tij dezertuan në mes të betejës!
Koalicioni “Vlen” u formua për të kundërshtuar kapjen e shtetit nga njerëzit e fuqishëm të BDI-së, dhe mori mbështetjen e popullit.
Askush nuk ka të drejtë të privatizojë popullin. Në Kosovë, udhëheqësit e luftës pësuan kur afruan rreth vetes njerëz të regjimit. Nëse nuk mësoni nga gabimet, do të pësoni!
Edhe lideri i Frontit Europian bëri pothuajse të njëjtin veprim.
Shqiptarët nuk duhet të bien pre e matrapazëve politikë, por duhet të kundërshtojnë fuqishëm çdo politikë të maqedonasve që cenon të drejtat tona. Gjuha, Flamuri dhe barazia në të gjitha sferat e jetës janë të drejta universale. VMRO-ja mori votat e maqedonasve, tani ne duhet të dimë si ta mbrojmë votën shqiptare.
Vetëm të fortë dhe të bashkuar mund t’i ndalim ata që na luftojnë!